Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se ka ndarë 10 mijë euro për ndihmë ndaj Shqipërisë, pas pasojave që la tërmeti, shkruan Gazeta Express.
Në një mbledhje të rregullt të Kuvendit Komunal, u bë e ditur se kanë votuar për ndarjen e këtyre mjeteve.
“Fillimisht grupi parlamentar nga lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të futet në rend dite mundësia e ndarjes së mjeteve financiare për ndihmë shtetit të Shqipërisë, pas tërmetit. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, shprehu edhe njëherë ngushëllimet për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore, si dhe falënderoi qytetarët e Kaçanikut të cilët në mënyrë masive iu kanë përgjigjur aksionit vullnetarë për dhurimin e ndihmave në forma të ndryshme. Kryetari Ilazi tha se ditë më parë, në konsultim edhe me Kryesuesin e Kuvendit dhe drejtorinë e Financave janë shikuar mundësitë e ndihmës financiare nga Komuna e Kaçanikut për ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Kryetari shtoi se për shkak të specifikave të fundi vitit që paraqiten në realizim të buxhetit, Komuna e Kaçanikut planifikon të ndajë 10 mijë euro nga buxheti i saj në ndihmë Shqipërisë. Ky propozim njëzëri u përkrahë nga të gjithë anëtarët e Kuvendit, të cilët ngushëlluan familjet e viktimave, si dhe uruan që vendi sa me shpejtë të rimëkëmbet”, thuhet në njoftim.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...