Depuetja e AAK’së, Time Kadrijaj, ka thënë se insistimi për Albulena Haxhiun kryeparlamentare po bëhet me qëllim që të bllokohet situata pasi sipas saj Kurti nuk i ka votat për qeverinë.
“Nuk ka asnjë angazhim, asnjë ndryshim, këto vota po përsëriten, këto 57 vota të famshme që do të thotë se kaq vota i ka për qeveri por qëllimshëm me kandidaten e propozuar për kryeparlamentare po do ta bllokojë situatën në Kosovë”, tha ai.
Ajo tha se presidentja Osmani duhet të ndërhyjë sepse “kjo s’mundet të shkojë në pafundësi kështu”.
“Nëse presidentja i drejtohet Kushtetueses së paku limitohet koha sa ka të drejtë, ka të drejtë ta propozojë kandidatin por jo në pafundësi, por të caktohet një periudhë kohore”, tha ajo.
“AAK i pat dhënë disa propozime, por të cilat kandidate janë deklaruar sigurisht nga presioni që e kanë pasur nga partia sepse ata s’guxojnë as të mendojnë ndryshe”, tha ajo.
Ajo tha se Dehari ka qëlluar të jetë deputeti më i vjetër dhe kësisoj i bie që ta drejtojë seancën.
“I kam thënë që nuk është fat por fatkeqësi sepse po të përdorin”, tha ajo. /Express/