string(90) "kalim-ne-bllokaden-e-radhes-murati-sjemi-te-interesuar-per-zgjedhje-eshte-opsioni-i-fundit"

‘‘Kalim në bllokadën e radhës’’, Murati: S’jemi të interesuar për zgjedhje, është opsioni i fundit

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 10:56

Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje,  ka thënë se kjo parti s’është e interesuar për zgjedhje, shkrua Gazeta Express.

Ai po ashtu ka deklaruar se kërkesa e partive të tjera për të ndryshuar kandidaten për kryetare të kuvendit, s’është zhbllokim por kalim në bllokadën tjetër.

Lexo Edhe:

‘‘Nuk është qëllimi i jonë të shkojmë në zgjedhje, ai do të ishte opsionio i fundit për neve. Nëse në fund të ditës, kuvendi deputetët e zgjedhur të konstituojnë Kuvendin, atëherë opsioni mbetet ai. Ne nuk jemi të interesuar për atë opsion. Opozita nëse kërkon kandidatë tjetër, ajo s’është zhbllokim i situatës, ajo është vetëm kalimi në bllokadën e radhës”, ka thënë ai. /GazetaExpress