string(92) "kallas-pertakiminbeballkaninperendimor-nuk-e-ndajme-vetem-gjeografine-por-edhe-pergjegjesine"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 22:09

Takimi ministrat e BE’së dhe Ballkanit Perëndimor, Kallas: Temë diskutimi bashkëpunimi në “mbrojtje dhe siguri”

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 22:09

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do takohet sonte me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Takimi po mbahet në Luskenburg, ndërkaq Kosovën po e përfaqëson kryediplomatja Donika Gërvalla.

Lexo Edhe:

Kallas ka shkruar në “X” se BE-ja me Ballkanin Perëndimor nuk e ndajnë vetëm gjeografinë, por edhe përgjegjësinë.

Për këtë, ajo thotë se me ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë pë bashëpunimin në “mbrojtje dhe siguri”.

“Ne ndajmë më shumë se gjeografinë me Ballkanin Perëndimor – ne ndajmë përgjegjësi. Siguria dhe stabiliteti ynë na lidh pranë njëri-tjetrit. Sonte do të takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të diskutuar bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen”, ka shkruar ajo. /Gazeta Express