Nëse Kallas e zëvendëson Borrell-in, Kryeziu: Presim më shumë balancë dhe fuqizim të dialogut - Gazeta Express
string(84) "kallas-zevendeson-borrell-in-kryeziu-presim-me-shume-balance-dhe-fuqizim-te-dialogut"

Nëse Kallas e zëvendëson Borrell-in, Kryeziu: Presim më shumë balancë dhe fuqizim të dialogut

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 13:56

Zhvillimet e fundit në rajon dhe hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe atë të dialogut, ishin në fokus të takimit që pjesëtarët e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë zhvilluan me Kristo Enn Vaga, kryetar i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë në Parlamentin e Estonisë.

Në një prononcim për A2 CNN, kryetarja e komisionit për punë të jashtme, Arbëreshe Kryeziu tha se qëllimi kryesor i takimit ishte avancimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa një delegacion i parlamentit estonez pritet të mbërrijë së shpejti.

Lexo Edhe:

Kurse sa i përket orientimit qe do të marrë dialogu nën drejtimin e mundshëm të Kaja Kallas, kryeministres së Estonisë qe pritet të marre vendin e Borell, Kryeziu, tha se presin që “ajo do të ruajë balancat mes palëve dhe do ta fuqizojë dialogun.

Kallas, e propozuar për postin e përfaqësues së lartë të politikës së jashtme të BE, ka nevojë për mbështetjen e liderëve të bllokut për tu konfirmuar në këtë rol, ndërsa do të duhet të përballet edhe me një votim të fshehtë në parlamentin europian.