Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, tha se ngërçi i krijuar është për keqardhje.
“Nga partitë politike, së pari nga VV pres që të bëhen më të përgjegjshëm që ta gjejnë një zgjidhje”, tha ai.
Ai u pyet edhe për rolin e presidentes në këtë çështje.
“Mendoj që presidentja s’ka kompetenca, është punë kryekëput e partive politike”, shtoi ai.
Gashi tha se situata e krijuar është si pasojë e “mungesës së vullnetit për gjetjen e zgjidhjes”.
Ndërsa sa i përket kallëzimit penal të paralajmëruar nga Hykmete Bajrami, Gashi tha se është “një prej atyre që ka mendim pak më ndryshe”.