Kalonte në Rinas persona me probleme me drejtësinë, burg për policin - Gazeta Express
string(67) "kalonte-ne-rinas-persona-me-probleme-me-drejtesine-burg-per-policin"

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 18:34

Kalonte në Rinas persona me probleme me drejtësinë, burg për policin

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 18:34

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-efektivin e policisë së Rinasit Briken Terziu që akuzohet se lejonte kalimin e pasagjerëve të ndryshëm të kalonin në vendet e BE edhe pse mund të kishin problem.

Ai u arrestua me dyshimet se lejonte qytetarë që kishin probleme me dokumentacionin të kalonin nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE.

Lexo Edhe:

Avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë sigurie me pretendimin se Terziu u dorëzua vetë në polici, si dhe se është person i parrezikshëm dhe i padënuar më parë.

Sipas prokurorisë skema u zbulua pas zbërthimit të celularit që iu sekuestrua Eneo Sulejmanit që aktualisht mbahet i arrestuar për trafikimin e 1 kg kokainë. Hetimet treguan se Terziu bashkëpunonte me Sulajmanin.