Dy ditë më parë, Egla Ceno hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”
Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t u rikthy në shtëpi në kuadër të sfidës që banorët kanë këtë javë, ajo e mos reagimeve.
Lidhur me rifutjen e saj në shtëpi, ndonëse për pak minuta, Egla ka bërë një postim në rrjetet sociale, ditën e sotme.
Aktorja e njohur shprehet se ishte super ndjesi rikthimi i saj aty, duke qenë se nuk ishte konkurrente.
Ajo shton se aty brenda ndjen energjinë e secilit dhe e kupton se kush shkon drejt podit, finales. Ajo shkruan për përqafimin që Gjesti i dha asaj, apo puthjen që vetë ajo i rrëmbeu Laertit.
Egla shton se ka në mendje 3 finalistë dhe se të 4 do e shtonte sa për të plotësuar numrin.
“Kam dhe fituesin, ai është një mashkull”, shkruan Egla në fund të postimit në “Instastory”.