string(72) "kam-kuptuar-se-egli-tregon-cfare-do-te-beje-me-gjestin-kam-pare-gjera-qe"

TV/Film

Gazeta Express

17/03/2025 19:35

“Kam kuptuar se…” – Egli tregon çfarë do të bëjë me Gjestin: Kam parë gjëra që…

TV/Film

Gazeta Express

17/03/2025 19:35

Egli ka pasur një bisedë sot me Vserlon, ku ka biseduar në lidhje me raportin e saj me Gjestin, pas rikthimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Banorja shprehet se ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe sipas saj, ka qenë një gënjeshtër. Për këtë arsye, Egli shton se secili të shikojë rrugën e vet.

Lexo Edhe:

“Kam vepruar me zemër, jo me mendje. Kam kuptuar se ka qenë e gjitha një gënjeshtër e madhe dhe se ka qenë vetëm në kokën time. Pastaj pashë dhe ca gjëra jashtë që e kuptova që secili duhet të jetë në rrugën e vet”, tha Egli.

Pjesë nga biseda:

Egli: Ka qenë një gënjeshtër, unë në rrugën time dhe ai të veten. Të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.

Vserlo: Këtë po themi dhe ne

Egli: Ai është lojtar shumë i fortë

Vserlo: Në kurriz të tjetrit se vet ai…

Egli: I ka lëvizur dinamikat në shtëpi

Vserlo: Përplasje opinionesh që ai nuk i ka

Egli: Kam vepruar me zemër, jo me mendje. Kam kuptuar se ka qenë e gjitha një gënjeshtër e madhe dhe se ka qenë vetëm në kokën time. Pastaj pashë dhe ca gjëra jashtë që e kuptova që secili duhet të jetë në rrugën e vet.