string(65) "kanada-nis-zgjedhjet-per-kryeminister-dy-partite-kryesore-ne-gare"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 14:38

Kanada nis zgjedhjet për kryeministër, dy partitë kryesore në garë

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 14:38

Zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm të Kanadasë kanë nisur këtë të hënë, duke hapur vendvotimet në mbarë vendin.

Këto zgjedhje mbahen vetëm gjashtë javë pas betimit të Mark Carney-t si kryeministër, pas largimit të Justin Trudeau, kolegut të tij të partisë.

Lexo Edhe:

Dy partitë kryesore që do të luftojnë për pushtet janë Partia Liberale, e udhëhequr nga Carney, e cila ka qeverisur për një dekadë, dhe Partia Konservatore, nën udhëheqjen e Pierre Poilievre.

Zgjedhjet janë konsideruar si një referendum për më shumë se 10 vjet qeverisje liberale dhe janë përqendruar kryesisht në pyetjen se kush mund t’i kundërvijë më mirë ish-presidentit amerikan Donald Trump, sipas analistëve.

Këto zgjedhje po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, pasi një ditë para fillimit të votimit, një aksident tragjik ndodhi në Vancouver, ku një veturë u përplas në një turmë gjatë një festivali rruge, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona, përfshirë një vajzë pesëvjeçare.