string(62) "kanceri-metastatik-i-gjirit-cfare-eshte-dhe-cilat-jane-shenjat"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/10/2024 19:38

Kanceri metastatik i gjirit: Çfarë është dhe cilat janë shenjat?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/10/2024 19:38

Kanceri metastatik i gjirit, i njohur gjithashtu si metastaza, kancer i avancuar i gjirit, tumor sekondar, apo kancer i gjirit i nivelit të katërt, është një fazë e kancerit të gjirit ku qelizat e kancerit përhapen në vende të tjera të organizmit në trup.

Megjithëse zakonisht nuk konsiderohet i shërueshëm, ai mund të trajtohet dhe është e rëndësishme të njihen shenjat e hershme të përhapjes.

Lexo Edhe:

Zonat më të zakonshme ku kanceri i gjirit përhapet janë kockat, mushkëritë, mëlçia dhe truri. Kur qelizat e kancerit fillojnë të rriten në organe të tjera, mund të shfaqen simptoma të ndryshme ndërsa kanceri ndikon në mënyrën se si funksionojnë organet. Mësoni simptomat e ndryshme që lidhen me kancerin metastatik të gjirit.

Dhimbje kockash pa ndalim

Një shenjë e mundshme e hershme e kancerit metastatik të gjirit, kur ai përhapet në kocka është dhimbja e kockave. Qelizat e kancerit mund të shkaktojnë inflamacion dhe dobësim të kockave ndërsa shkatërrojnë qelizat e kockave. Kjo lloj dhimbjeje është e vazhdueshme dhe përkeqësohet gradualisht me kalimin e kohës. Ajo mund të shtrihet në zona më të gjera, siç shpina, ijet apo brinjët.

Dhimbje të vazhdueshme në shpinë ose qafë

Qelizat e kancerit që hyjnë në kockat e qafës ose shpinës mund të shkatërrojnë kockat normale dhe të shëndetshme dhe të shkaktojnë dhimbje.

Mungesa e pashpjeguar e frymëmarrjes ose kolla e thatë

Kur kanceri përparon në mushkëri, mund të shkaktojë grumbullim lënde në hapësirën midis pleurës dhe mushkërisë. Ky grumbullim mund të shkaktojë presion mbi mushkëritë, duke mos lejuar që ato të fryhen plotësisht gjatë frymëmarrjes.

Vështirësi në urinim

Në sistemin urinar, shtypja e palcës kurrizore mund të shkaktojë vështirësi në fillimin e urinimit, ose vështirësi në zbrazjen e plotë të fshikëzës. Këto simptoma mund të shoqërohen gjithashtu me dhimbje në shpinë, mpirje ose ndjesi shpimi në këmbë.

Humbja e oreksit

Dhimbja, lodhja ose të përzierat nga kanceri apo trajtimet e tij gjithashtu mund të bëjnë që dikush të ketë një oreks më të ulët se zakonisht. Në ndryshim nga humbja e oreksit që shkaktohet nga stresi ose sëmundja, kjo lloj humbjeje oreksi mund të çojë në humbje drastike peshe.

Dhimbje të mëdha koke

Simptoma të tjera që mund të shoqërojnë dhimbjen e kokës janë ndryshimet në shikim, të përzierat, të vjellat, konfuzionin, ose vështirësitë me ekuilibrin dhe koordinimin. Dhimbja e kokës mund të jetë më e keqe kur zgjoheni, kur jeni duke u shtrirë, ose kur angazhoheni në aktivitete që rrisin presionin në kafkën, siç janë kollitja ose përkulja.