Kandemir pas ndeshjes në Mitrovicë: Nëna ime nuk e ka emrin Ajshe, nuk e di emrin e kujt e thërrisnin tifozët - Gazeta Express
string(107) "kandemir-pas-ndeshjes-ne-mitrovice-nena-ime-nuk-e-ka-emrin-ajshe-nuk-e-di-emrin-e-kujt-e-therrisnin-tifozet"

Sport

Gazeta Express

23/04/2023 21:08

Kandemir pas ndeshjes në Mitrovicë: Nëna ime nuk e ka emrin Ajshe, nuk e di emrin e kujt e thërrisnin tifozët

Sport

Gazeta Express

23/04/2023 21:08

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, ka dhënë një përgjigje për tifozët mitrovicas që sonte u dëgjuan shpeshherë duke brohoritur “Ajshe, Ajshe”.

Në intervistën pas ndeshjes, ai tha se nuk e dinë se për kë e kishin tifozët e Trepçës, pasi nëna e tij nuk quhet ashtu, shkruan Gazeta Express.

“E kanë sharë nënën time, por nëna ime nuk e ka emrin Ajshe. Nuk e di emrin e kujt e thirrën”, tha Kandemir.

Ndryshe, Prishtina pësoi humbje sonte ndaj Trepçës në “Minatori”, me ç’rast u barazua në 2:2 seria gjysmëfinale.

Ndeshja e pestë gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten e ardhshme, në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të jetë edhe vendimtare, pasi skuadra fituese do t’i bashkohet Pejës në finale. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement