Sulmuesi anglez është i lënduar rëndë dhe është duke i munguar Tottenhamit në pjesën dërrmuese të sezonit
Harry Kane shpreson të jetë i gatshëm të rikthehet në fushën e blertë në një të ardhme të afërt, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, sulmuesi anglez e kishte pësuar një lëndim të rëndë, me ç’rast do ta humbasë pjesën më të madhe të këtij sezoni.
Sidoqoftë, mediumi britanik “The Sun” shkruan se sulmuesi i Tottenhamit shpreson të jetë i gatshëm pas gjashtë javësh.
26 vjeçari e ka synim të rikthehet në fund të muajit mars, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe parashikimeve.
Edhe pse flitej se ky sezon për të ka marrë fund, sulmuesi i rrezikshëm synon ta ndihmojë Tottenhamin në pjesën finale të sezonit.
E natyrisht, objektivi i tij kryesor është të luajë me Anglinë në Kampionat Evropian. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...