Gjiganti katalunas synon ta transferojë mesfushorin e Chelseat për ta zëvendësuar Ivan Rakiticin
Barcelona ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.
Kështu shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Madje, mesfushori francez është bërë objektivi kryesor i gjigantit katalunas për verën e ardhshme.
Kampioni aktual spanjoll e sheh kampionin e botës me Francën si pasardhës ideal të Ivan Rakiticit, i cili pritet të largohet nga Camp Nou.
Chelsea nga ana e tij në këmbim të Kantes mund ta kërkojë Philipe Coutinhon.
Mesfushori brazilian po pëlqehet nga trajneri Frank Lampard, për ta pasuruar fazën ofanzive. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...