Kapiteni Berisha: Japim maksimumin kundër Norvegjisë - Gazeta Express
string(51) "kapiteni-berisha-japim-maksimumin-kunder-norvegjise"

Basketboll

Gazeta Express

25/02/2022 16:42

Kapiteni Berisha: Japim maksimumin kundër Norvegjisë

Basketboll

Gazeta Express

25/02/2022 16:42

Kosova të dielën nga ora 19:00 përballet me Norvegjinë në palestrën “Minatori” të Mitrovicës. Sfida është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Motivimi është i madh në kampin e Dardanëve duke shpresuar në fitore dhe përkrahjen e tifozëve, siç i kanë mbështetur gjithmonë.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha është optimist para kësaj përballje. “Ne kemi filluar përgatitjet nga dita e shtunë. Deri më tani kanë shkuar shumë mirë, duke shpresuar se nuk do të kemi lëndime deri në ndeshjen me Norvegjinë. Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë po e japim më të mirën tonë për të qenë sa më të gatshëm për sfidën ndaj norvegjezëve”, është shprehur Berisha, për faqen zyrtare të FBK-së, duke shtuar: “Kemi humbur duelin e parë dhe besoj që kësaj radhe mund të triumfojmë. Besoj që kemi ekip të mirë të fitojmë këtë përballje, që është shumë e rëndësishme për ne”, theksoi tutje Berisha.

Ai pret përkrahjen e tifozëve. “Tifozët gjithmonë kanë qenë me ne dhe kështu besoj që do të jetë edhe të dielën në Mitrovicë. Për ne është thelbësore dhe jetike përkrahja e tyre. Dardanët na kanë mbështetur gjithmonë. Tifozët janë motivim shtesë për ne”, u shpreh kapiteni Berisha. 

Në Grupin C, Kosova, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga një fitore dhe një humbje. Dardanët kanë një fitore (ndaj Danimarkës 78:73) dhe një humbje (nga Norvegjia 86:77). Vendi i parë kualifikohet tutje dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

#Dardanëtpovijnë #FBK #fbkkosova #Eurobasket

Advertisement
Advertisement
Advertisement