string(60) "kapiteni-i-kosoves-u21-leard-sadriu-transferohet-ne-slloveni"

Kapiteni i Kosovës U21, Leard Sadriu transferohet në Slloveni

Sport

Gazeta Express

06/09/2022 12:56

Leard Sadriu do ta vazhdojë karrierën në Slloveni.

Kapiteni i Kombëtares U21 të Kosovës ka nënshkruar me klubin e NS Mura, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi nga elita e futbollist slloven ka njoftuar se Sadriu ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

21-vjeçari së fundi luajti si i huazuar te Skënderbeu nga Shkëndija. Ai regjistroi 57 paraqitje për klubin nga Korça dhe 19 sosh për klubin nga Tetova.

Mbrojtësi nga Ferizaj numëron edhe 15 paraqitje për Kombëtaren U21 të Kosovës.

Leard Sadriu te Mura do t’i gjej dy futbollistët tjerë nga Kosova, Mirlind Dakun dhe Dardan Shabanhaxhajn. /Gazeta Express/