string(87) "kasami-kush-ndahet-nga-grupi-e-han-ujku-humbesi-me-i-madh-do-te-jete-ai-qe-del-nga-vlen"

Kasami: “Kush ndahet nga grupi, e han ujku,” humbësi më i madh do të jetë ai që del nga VLEN

Maqedoni

Gazeta Express

13/04/2025 13:58

Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami thotë se humbësi më i madh do të jetë ai që del nga VLEN. Lidhur me largimin eventual të Arben Taravarit nga koalicioni, Kasami kujton fjalën popullore, duke theksuar se “ai që ndahet nga grupi, e han ujku”.

Megjithatë Kasami beson se ende ka shanse reale që VLEN të vazhdojë i bashkuar, sepse sipas tij vlera e secilës parti, pjesë e koalicionit është shumë e madhe si pjese e VLEN-it. Kasami thotë se në të kaluarën ka pasur tentime që secili ndaras ta sfidojnë Ali Ahmetin dhe BDI-në, por nuk kanë arritur të bëjnë këtë. Por se mposhtja u bë kur u bënë bashkë. Kreu i Besës nuk pajtohet me qëndrimin e Taravarit se koalicioni VLEN nuk qëndron mirë te shqiptarët, pasi sipas tij analizat dhe sondazhet e dëshmojnë të kundërtën. Kasami në intervistën për Radion Evropa e Lirë tha se këmbëngulja për lista të ndara do të thotë dhënie e mundësisë së re që BDI të kthehet.

Lexo Edhe:

“Unë vlerësoj se VLEN peshon, të mos them më shumë, aq sa peshon pa Taravarin, apo sa vlente e peshonte me Taravarin. Spese VLEN është këtu, të gjithë aktorët e tjerë janë këtu. Nga ana tjetër çdo anëtar në një familje, në një shoqëri, në një koalicion, madje edhe në një parti ka vlerë, sepse dikush do të jetë brenda. Por, kushdo që largohet, në mënyrë automatike krijon mundësi që dikush të hyjë. Unë vlerësoj se humbësi më i madh do të jetë ai që del, pra në rastin konkret të koalicionit Vlen. Sepse jo rastësisht edhe thënia popullore është „ai që ndahet nga grupi, e han ujku”. Në këtë rast mendoj se VLEN do të vazhdojë edhe më fuqishëm”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa, VLEN.