Kastrioti ndalet në Kupën Evropiane - Gazeta Express
string(35) "kastrioti-ndalet-ne-kupen-evropiane"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/09/2022 23:38

Kastrioti ndalet në Kupën Evropiane

Sporte tjera

Gazeta Express

11/09/2022 23:38

Kastrioti i Ferizajt është ndalur në raundin e parë të Kupës Evropiane në hendboll.

Ferizajasit e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Graçanicës, të luajtur të dielën në Bosnjë-Hercegovinë.

Skuadra vendase fitoi me rezultatin 36:22. Ferizajasit kanë bërë përpjekje, por cilësia ishte në anën e skuadrës boshnjake.

Në Kupën Evropiane paraqiten edhe Besa Famgas e Rahoveci, që startojnë prej raundit të dytë. Ndërkohë te hendbollistet në Kupën Evropiane paraqiten Istogu e Ferizaj.

Kastrioti është kthyer në gara evropiane pas tri vjetësh. Tani i kthehet ndeshjeve në Superligë, ku ka synime të mëdha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement