string(74) "kategoria-dhe-kushti-kush-jane-ushtaraket-qe-fitojne-kredi-me-zero-interes"

Shqiperi

Gazeta Express

06/04/2025 10:01

Kategoria dhe kushti/ Kush janë ushtarakët që fitojnë kredi me zero interes?

Shqiperi

Gazeta Express

06/04/2025 10:01

Dëshironi kredi të butë për banesë? Martohuni – më mirë akoma, me një ushtarake!” Kjo ishte thirrja me humor e kryeministrit Edi Rama gjatë një vizite në Zall Herri, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, prezantuan rezultatet e fundit të programit të kredive me interes zero për Forcat e Armatosura.

Deri tani, 179 efektivë kanë përfituar nga kjo skemë për të blerë banesë, ndërsa qeveria synon zgjerimin e programit. Rama nuk i kurseu batutat për efektivët beqarë:

Lexo Edhe:

“Beqarët janë për front, por edhe për kreditë. Patjetër do jenë të mirëpritur… kur të martohen,” – tha ai.

Kreu i qeverisë u shpreh se Forcat e Armatosura kanë njohur rritje në dekadën e fundit – si në rekrutime, ashtu edhe në përfaqësimin e grave dhe të rinjve në Akademinë e Mbrojtjes.

Nga 10% pjesëmarrje e vajzave në ushtri, sot kemi mbi 20%. Kemi pesëfishuar numrin e studentëve në Akademinë e Mbrojtjes,” – nënvizoi Rama.

Ai shtoi se për të ardhmen, prioritet do të jetë fuqizimi i kapaciteteve teknologjike dhe operacionale të FA-së, përfshirë mbrojtjen kibernetike, shërbimet teknike dhe mirëmbajtjen e helikopterëve.

“Do fuqizojmë teknologjinë kibernetike, repartet e mirëmbajtjes, korpusin dhe shërbimet civile që kanë ndikim edhe për qytetarët,” – tha ai.