Katër orë para daljes në shitje të biletave, tifozët rreshtohen për ta zënë rendin në Mitrovicë - Gazeta Express
string(94) "kater-ore-para-daljes-ne-shitje-te-biletave-tifozet-rreshtohen-per-ta-zene-rendin-ne-mitrovice"

Basketboll

Gazeta Express

03/05/2023 9:44

Katër orë para daljes në shitje të biletave, tifozët rreshtohen për ta zënë rendin në Mitrovicë

Basketboll

Gazeta Express

03/05/2023 9:44

Tifozët mitrovicas janë më të flaktit kur bëhet fjalë për ta përcjellë një ndeshje basketbolli.

Këtë po e demonstrojnë edhe në këtë sezon, ku e mbushën palestrën “Minatori” thuajse në çdo ndeshje.

Ata presin me orë të tëra për bileta, në vapë, në shi e në borë, vetëm për ta përcjellë ekipin e tyre të zemrës në palestër, shkruan “Gazeta Express”.

E të njëjtën gjë po e bëjnë edhe sot.

Tifozët kanë dalë për të pritur për bileta plot katër orë para daljes së tyre në shitje.

Pra, tifozët që nga ora 07:00 e mëngjesit e kanë zënë rendin për ta blerë biletën e lojës Trepça – Peja, ndërsa shitja e tyre do të nisë tek në orën 11:00.

Kjo pa dyshim se është një dashuri e madhe për klubin pasi tifozët po bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme dhe fatkeqësisht palestra “Minatori” është e vogël për t’i pranuar krejt tifozët e interesuar për lojë, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshja e parë finale e “play-offit” të Superligës së basketbollit mes Trepçës dhe Pejës do të nisë në orën 20:00 sonte.

Ekipi që i shënon tri fitore do të shpallet kampion i Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement