string(78) "kater-te-lenduar-ne-aksidentin-ne-rrugen-ferizaj-gjilan-njeri-dergohet-ne-qkuk"

Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Ferizaj-Gjilan, njëri dërgohet në QKUK

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 20:57

Katër persona u lënduan në aksidentin mes tri veturave në rrugën Ferizaj-Gjilan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se njëri nga të lënduarit është dërguar për mjekim në QKUK.

Lexo Edhe:

Konfirmimi i plotë:

Ju informojmë se më datë 06.04.2025, rreth orës 17:15, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.