KB Peja transferon njërin prej basketbollistëve më të dalluar në Superligën e Kosovës - Gazeta Express
string(85) "kb-peja-transferon-njerin-prej-basketbollisteve-me-te-dalluar-ne-superligen-e-kosoves"

Sport

Gazeta Express

01/03/2022 16:31

KB Peja transferon njërin prej basketbollistëve më të dalluar në Superligën e Kosovës

Sport

Gazeta Express

01/03/2022 16:31

KB Peja ka bërë një prej goditjeve më të mëdha në merkato, duke ia rrëmbyer Prizrenit-16 yllin e skuadrës.

Bëhet fjalë për Courtney Fells, i cili deri më tani është një prej më të mirëve në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fells është i gjatë 1.98 cm. Ai luan në pozitat tre dhe katër, teksa sot është zyrtarizuar nga klubi pejan, shkruan Gazeta Express.

Sa ishte pjesë e Prizrenit-16, 34-vjeçari luajti me mesatare prej 22.2 pikëve, 8.5 kërcimeve e 3.7 asistimeve.

KB Peja ka bërë të ditur se basketbollisti amerikan do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit të ri, Marin Dokuzovski.

Kujtojmë se para Fells, klubi nga “Karagaçi” transferoi edhe basketbollistin tjetër të huaj, Preston Knowles. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement