KB Prishtina “pa shtëpi” e zgjedh Prizrenin për të luajtur si vendëse - Gazeta Express
string(67) "kb-prishtina-pa-shtepi-e-zgjedh-prizrenin-per-te-luajtur-si-vendese"

Basketboll

Gazeta Express

21/09/2023 14:45

KB Prishtina “pa shtëpi” e zgjedh Prizrenin për të luajtur si vendëse

Basketboll

Gazeta Express

21/09/2023 14:45

Klubi i basketbollit Prishtina e ka zgjedhur Prizrenit për të luajtur si vendëse ndaj skuadrës Proton Cable Prizreni.

Bardhekaltrit do ta nisin sezonin e ri në Superligën e basketbollit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren pasi për një kohë nuk do të mundë ta shfrytëzojnë sallën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë për shkak të renovimit të saj të pjesshëm.

Dhe, prishtinasit kanë vendosur të luajnë në Prizren pikërisht ndaj skuadrës prizrenase Proton Cable Prizreni, në ndeshjen që do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 19:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement