Sot do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës nga ora 17:00.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
E klubi mitrovicas ka bërë thirrje për unitet nga dy tifozeritë për këtë finale.
“E dijmë se rivaliteti në mes Trepçës dhe Prishtinës gjithmonë ka qenë, është dhe kurrë nuk do të vdes, po ashtu edhe rivaliteti në mes të Torcidës dhe Plisave asnjëher nuk do të shuhet, por sot vendi ynë dhe tifozëritë tona si asnjëherë më parë kanë nevojë të janë të përmbajtura dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës”, thuhej ndër tjera në reagimin e tyre.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Vendi ynë asnjëherë ska pas nevojë më shumë se sot për unitet. Andaj edhe ne si klub i ftojmë tifozëritë e të dy ekipeve që të na bashkangjiten në këtë thirrje. E dijmë se rivaliteti në mes Trepçës dhe Prishtinës gjithmonë ka qenë, është dhe kurrë nuk do të vdes, po ashtu edhe rivaliteti në mes të Torcidës dhe Plisave asnjëher nuk do të shuhet, por sot vendi ynë dhe tifozëritë tona si asnjëherë më parë kanë nevojë të janë të përmbajtura dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës. Të mos shkaktojmë probleme sepse sot më shumë se çdo herë vendi na thërret. Do të ketë kohë edhe për rivalitet, sot duhet të fitoj Kosova.