KB Trepça me reagim të ashpër pas dëmtimit të palestrës “Minatori”: Kemi investuar mbi 100 mijë euro - Gazeta Express
string(97) "kb-trepca-me-reagim-te-ashper-pas-demtimit-te-palestres-minatori-kemi-investuar-mbi-100-mije-euro"

Futboll

Gazeta Express

05/01/2026 16:45

KB Trepça me reagim të ashpër pas dëmtimit të palestrës “Minatori”: Kemi investuar mbi 100 mijë euro

Futboll

Gazeta Express

05/01/2026 16:45

Klubi basketbollistik i Trepçës ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, pasi sipas tyre është dëmtuar palestra “Minatori” gjatë numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në reagimin e KB Trepçës në “Facebook” fajësohen Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) dhe Këshilli i Qendrës së Votimit (KKQ).

Aty thuhet se këta e kanë lënë palestrën në gjendje të mjerueshme, teksa thuhet se janë gjetur edhe “shpuza” të cigareve dhe janë bërë dëme të tjera, që kanë pamundësuar zhvillimin e stërvitjeve.

KB Trepça ndër të tjera thotë se ka investuar mbi 100 mijë euro në këtë objekt, derisa thotë po ashtu se edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë investime të mëdha aty.

Ky është reagimi i plotë i Trepçës:

Advertisement
Advertisement
Advertisement