KB Vëllaznimi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me një basketbollist amerikan.
Playmakeri amerikan, Myreon Jones i gjatë 190 centimetra, i shtohet skuadrës gjakovare.
23 vjeçari i lindur në Alabama të SHBA-ve, ka eksperiencë 5 vjeçare në dy kolegje të ndryshme elitare atje.
Statistikat më impresive në karrierën e deritanishme, Jones i ka pasur me kolegjin ”Penn State” ku luajti për tri edicione dhe ka regjistruar mesatarisht 15.3 pikë, 2.7 kërcime e 2 asiste për ndeshje.