string(78) "kca-xhelili-perkurtinkater-vite-i-ka-sherbyer-percarjes-politike-ndershqiptare"

Kica-Xhelili reagon pasi Kurti ftoi Abdixhikun: Katër vite i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 20:24

Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se katër vite kryeministri Albin Kurti i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.

Reagimi i saj vjen në ditën kur Kurti i ka dërguar letër kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, për takim rreth formimit të institucioneve.

Lexo Edhe:

Kica-Xhelili thotë se VV është ngritur vetëm në ndasi.

“Katër vite, kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare. VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm. Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues”.

“Pasi ofendoi, shau e izoloi bashkëpunimin politik ndër-shqiptarë, krijoi pozicionin kur qeveria jetëshkurtër që ai synon u reduktua në biseda pazaresh.  Kosova e pasluftës nuk mban mend diskurs të tillë përçarës. E kush synim politik ka t’i përçajë shqiptarët, nuk mund t’i bashkojë e unifikojë as në paqe, e as në krizë”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook. /Gazeta Express