string(84) "ke-denigruar-te-gjitha-vajzat-debat-gerta-rozana-ti-je-agresive-me-ke-prekur-me-dore"

TV/Film

Gazeta Express

28/03/2025 19:57

“Ke denigruar të gjitha vajzat” – Debat Gerta – Rozana: Ti je agresive, më ke prekur me dorë…

TV/Film

Gazeta Express

28/03/2025 19:57

Një diskutim i qetë mes Gertës dhe Rozanës kaloi në një debat me tone të larta në “Big Brother VIP 4”

Gerta ka patur debate të shumta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Një diskutim i qetë me Rozanën kaloi në një debat me tone të larta.

“Që ditën e parë më ke sulmuar mua në profesion. Nuk më intereson të mbroj profesionin këtu, e kam treguar jashtë. Më ke ofenduar në profesion. Unë ty kurrë nuk të kam ulur nga ana e karrierës”, i tha gazetarja Rozanës.

Këngëtarja iu përgjigj se ‘kurrë nuk ka dashur që ta ulë, por ajo vetë ka ulur veten e vet’. Sipas saj, Gerta në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka denigruar vajzat.

Pjesë nga debati:

Gerta: E ke denigruar Valbonën, i ke thënë shko bëj treshe

Rozana: Jo moj jo, do ti t’i japësh konotacion këtu. O Gerta nuk më bën dot pis me gjërat që ke bërë ti. Ti je një denigruese e vogël dhe e poshtër

Gerta: Ne të mbrojtëm të gjithë dhe na hodhe poshtë, e bëre Jozin nip shtëpie, ne erdhëm pas teje.

Rozana: Ti ke bërë shok të ngushtë Aldo Markun, je mundur të bësh mbledhjet e tua. Ti ça nuk më bëre mua. Pse je gjallë këtu? Je një grua që nuk ke forcë, nuk ke argument, empati dhe që nuk i do gratë. Ti nuk do veten tënde

Gerta: Ti ke ardhur e më ke bërë presion, ti je agresive. Unë nuk të kam prekur me dorë. Ti më ke prekur me dorë sa herë je përballur me mua. Nuk mjafton ajo teza që thua ti, nuk e ke mbrojtur atë tezë. Ti je treguar agresive dhe më ke prekur gjithë kohës.