Trajneri i Flamurtarit, Synaj Keçi e konsideron si mjaft të madhe fitoren ndaj Ballkanit sot, e cila ia rrit gjasat për shpëtim skuadrës së tij
Synaj Keçi ndihet mjaft i lumtur për fitoren që e regjistroi sot Flamurtari ndaj Ballkanit me rezultat 2:1, shkruan Gazeta Express.
Therandasit vinin nga dy rezultate pozitive në derbi, por u dorëzuan përballë Kuqezinjve prishtinas.
“Ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne, na janë nevojitur shumë të tria pikët. Kemi punuar më shumë në anën psikologjike në ditët e fundit pas humbjes nga Drenica. E mundëm një kundërshtar që e synon titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Djelmoshat treguan karakter dhe treguan që mund t’i mposhtin të gjitha ekipet, pa marrë parasysh a është Ballkani, Prishtina, apo dikush tjetër”, deklaroi Keçi për Super Sport”.
Flamurtari ngritet në pozitën e tetë në tabelë me 28 pikë të grumbulluara, duke i ikur zonës së barazhit. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...