string(69) "kek-u-jep-energji-me-trajnerin-e-ri-behet-problematik-ne-ligen-e-pare"

KEK-u jep energji me trajnerin e ri, bëhet problematik në Ligën e Parë

Sport

Gazeta Express

30/03/2025 14:47

KEK-u ka filluar të marrë “energji” të re me ardhjen e trajnerit, Afrim Visoka.

Klubi nga Obiliqi po kalonte në disa probleme në Ligën e Parë – Grupi B, mirëpo me emërimin e trajnerit Visoka, gjërat kanë nisur të përmirësohen.

Lexo Edhe:

Në tri ndeshjet e fundit, KEK-u ka treguar paraqitje të mëdha, madje duke nxjerrë një barazim ndaj kandidatit për Superligë, Vushtrrisë.

Gjithsej, në këto tri ndeshje – qëkur Visoka është në krye të skuadrës – KEK-u ka dy fitore e një barazim.

“Elektricistët” kanë fituar ndaj Vjosës e Fushë Kosovës dhe kanë barazuar me Vushtrrinë, duke marrë 7 pikë.

Gjatë kësaj periudhe, KEK-u ka shënuar tre gola dhe nuk e ka pranuar asnjë.

Momentalisht, klubi nga Obiliqi gjendet në pozitën e pestë në Grupin B të Ligës së Parë, duke grumbulluar 30 pikë në 20 ndeshje./GazetaExpress/