Ken Brown është rikthyer sërish te Trepça.
Klubi mitrovicas ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me fundorin amerikan, shkruan Gazeta Express.
Brown ka qenë pjesë e “Xehetarëve” para tetë sezonesh.
Njoftimi i plotë nga KB Trepça
“Fundori amerikan që kishte shkëlqyer tetë vjet më parë në skuadrën tonë, kthehet në “Minatori”, shtëpinë tonë e tuajën.
Basketbollist me përvojë të madhe dhe karakterin e duhur për TREPÇËN tonë. Vjen nga Meksika, por me bagazh të jashtëzakonshëm të fituar në ligat të forta e vende të ndryshme.
Te ne kishte luajtur me mesatare prej 26, 3 pikëve e 9,5 asistimeve.
E mirëpresim në arenën që i jep kuptim basketbollit kosovar”. /Gazeta Express/