Një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur këngëtarit të famshëm, Marc Anthony, gjatë një koncerti të tij
Teksa ai po këndonte, dikush ka hedhur diçka në drejtim të tij. E Marc kaloi nga një ton i qetë në atë që tregon vërtet zemërimin e tij dhe nuk nguroi të shprehte: “Do të të them diçka, ai që më hodhi shishen, ki **** të më tregoni kush ishe”.
Anthony nuk u ndal me kaq dhe shtoi: “Dëgjo, jo, jo, jo, jo këtu. Ata më kanë respektuar gjithmonë, unë e dua Kolumbinë sepse… Nëse më hedhin diçka, dreqin, kini guxim të tregoni”.
Më vonë, artisti vendosi ta lërë çështjen mënjanë dhe vazhdoi koncertin në Barranquilla nën ritmin e hiteve të tij.