Këngëtari i famshëm tregohet agresiv ndaj gruas në Instagram Live, fansat brengosen - Gazeta Express
string(82) "kengetari-i-famshem-tregohet-agresiv-ndaj-gruas-ne-instagram-live-fansat-brengosen"

Gazeta Express

16/04/2020 10:47

Këngëtari i famshëm tregohet agresiv ndaj gruas në Instagram Live, fansat brengosen

Gazeta Express

16/04/2020 10:47

Këngëtari Michael Bublé dhe bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato, dalin shpesh live në Instagram ose Facebook.

Në një prej këtyre fansat vunë re një moment të pakëndshëm mes çiftit. Në fillim të videos, Luisana e ndërpret Michael dhe thotë “çkemi” në të njëjtën kohë me të.

Michael e gjuan me bërryl dhe e shtyn dy herë para se ta përqafojë për të rregulluar situatën. Luisana dëgjohet të thotë “më fal” nën zë.

Sjellja agresive e këngëtarit nxiti reagimin e fansave në rrjetet sociale që e detyroi Luisana-n të kundërpërgjigjet.

“Është e pabesueshme mënyra si sillen ca njerëz,” tha ajo në një përshkrim në Instagram dhe shtoi: “Unë dhe bashkëshorti im dalim live çdo ditë për t’ju dhënë pak gëzim dhe shpresë dhe duhet të përballemi me njerëz dashakeqës që thonë gjëra të tilla pa na njohur ne apo familjen tonë.”

Fansat vunë në dukje mënyrën si i flet Michael gruas, vështrimin e tij dhe sjelljen imponuese ndaj saj.

Pasi klipi u bë viral, në internet u shfaqën video të tjera ku këngëtari sillet agresivisht kundrejt Luisana-s.

Në këtë video, Luisana u vonua dy minuta sepse po i përgatiste ushqimin fëmijëve dhe Michael iu desh ta niste live-n vetëm. “Për mua je e vdekur,” i thotë ai.

Sidoqoftë, Lopilato i konsideron të padrejta kritikat.

“Unë e di mirë kush është im shoq dhe do ta zgjidhja me mijëra herë. S’është e drejtë,” shkruan Lopilato në Instagram. “Pa thënë më shumë dhe duke bërë ç’është e drejta për familjen time, gjithë të tjerat ia lë Zotit. Botës i duhet dashuri, shpresë, vlera dhe solidaritet, jo këta lloj njerëzish.”

View this post on Instagram

Es increíble como son algunos seres humanos!! Mientras que atravesamos esta pandemia, y vivimos momentos de encierro, angustia, miedo, soledad, incertidumbres de todo tipo! Nosotros todos los días salimos con mi marido a hacer vivos para llevarles un poco de alegría, entretenimiento, añoranzas, y tenemos q soportar escuchar y ver lo que publican personas malintencionadas que salen a hablar cualquier cosa y sin conocer nada de nuestra familia, y después de todo el dolor que pasamos con Mike quiero que sepan que no tengo dudas quien es mi esposo y lo volvería a elegir una y mil veces más!! No es Justo! Esta persona está haciendo daño y aprovechándose de esta pandemia donde la gente está sufriendo, muriendo y encerrada, para tener fama y más seguidores. Esta diciendo mentiras que no voy a permitir porque le falta el respeto a mi familia, así que les pido a ustedes que tanto confían en mí desde hace años que no lo permitan tampoco! Sin más que decir y haciendo lo que creo correcto cuando se meten con mi familia, dejo para Dios las consecuencias! El mundo necesita en estos momentos más que nunca “ amor, esperanza, valores, unidad y solidaridad” NO este tipo de personas.

A post shared by Luisana Lopilato (@luisanalopilato) on

Advertisement
Advertisement
Advertisement