Kërkoi ndihmë në QKUK pasi dyshohet se abortoi në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy gra - Gazeta Express
string(92) "kerkoi-ndihme-ne-qkuk-pasi-dyshohet-se-abortoi-ne-menyre-te-paligjshme-arrestohen-dy-persona"

Kërkoi ndihmë në QKUK pasi dyshohet se abortoi në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy gra

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 10:02

Policia ka njoftuar se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor një grua e cila dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe janë dërguar në mbajtje.

Lexo Edhe:

Rasti është iniciuar si “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”

“VRASJA E FOSHNJES GJATË LINDJES- Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.”