Kërkoi zëvendësimin shkaku i lëndimit, Alonso jep detaje nga gjendja e Valverdes - Gazeta Express
string(79) "kerkoi-zevendesimin-shkaku-i-lendimit-alonso-jep-detaje-nga-gjendja-e-valverdes"

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 21:20

Kërkoi zëvendësimin shkaku i lëndimit, Alonso jep detaje nga gjendja e Valverdes

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 21:20

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen fizike të mesfushorit uruguaian, Federico Valverde.

Kjo erdhi pasi Valverde u detyrua të largohej para kohe nga ndeshja e klubit ndaj Rayo Vallecanos.

27-vjeçari ishte titullar edhe të dielën, teksa Real Madridi udhëtoi drejt “Vallecas” për sfidën e La Ligës, por në pjesën e dytë ai ndaloi papritur për shkak të një shqetësimi muskulor dhe u detyrua të largohej nga fusha duke çaluar.

Duke folur për mediat pas ndeshjes, trajneri Xabi Alonso u pyet për gjendjen e lojtarit dhe sqaroi: “Fede Valverde është mirë. Ka një problem tjetër (nga ai që kishte në Anfield)”.

Ky shqetësim i Valverdes shtoi zhgënjimin e një mbrëmjeje për t’u harruar për Real Madridin, që nuk arriti të thyejë mbrojtjen e fortë të Rayo Vallecanos dhe u detyrua të kënaqet me një barazim 0-0./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement