Kyle Walker u pa duke dhënë udhëzime për shokun e tij të skuadrës te Milani, Joao Felix, gjatë pushimit të pjesës së parë në humbjen 2-1 ndaj Milanit të dielën në Serie A, duke i thënë: “Askush këtu nuk është Messi, pasoje topin”. Por kjo nuk është hera e parë që anglezi ka demonstruar aftësitë e tij udhëheqëse që nga transferimi i tij në “San Siro”.
Ja si ish-mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt ka ndihmuar në udhëheqjen e Milanit që nga transferimi i tij në janar, shkruan “Football Italia”.
Eksperienca dhe lidershipi i Walkerit kanë qenë gjithmonë një aspekt tërheqës i lojës së tij për “Rossonerët”.
Gjatë konferencës së tij të prezantimit pas transferimit në merkaton e janarit, ai foli për cilësitë e tij brenda dhe jashtë fushës: “Kam qenë kapiten te Manchester City dhe sjell këto cilësi te Milani. Shpresoj që lojtarët më të rinj të më shohin si lider dhe të përfitojnë nga këto cilësi.”
Këshilltari i “RedBird”, Zlatan Ibrahimovic, gjithashtu e përshkroi Walkerin si një ‘alfa’ në dhomën e zhveshjes, duke theksuar ndikimin e tij te lojtarët më të rinj te “Rossonerët”: “Ai ka një karakter të fortë që skuadra ka nevojë, është një figurë alfa në dhomën e zhveshjes. Besojmë gjithashtu se mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, ashtu siç bëri te Manchester City.”
Vetëm disa ndeshje në karrierën e tij te Milani, Walker tregoi se është i aftë të veprojë si një ‘trajner’ në fushë, duke e marrë në një anë shokun e tij të skuadrës Yunus Musah dhe duke i dhënë udhëzime verbale dhe vizuale për rreth 15 sekonda gjatë fitores 2-0 ndaj Empolit në shkurt.
Trashëgimia dhe eksperienca e Ëalkerit kanë ndikuar tashmë te shokët e tij të skuadrës te Milani.
Riccardo Sottil ka folur për dëshirën për të ndjekur standardet dhe praktikat e anglezit në stërvitje: “Ai është një kampion dhe ka fituar gjithçka. Kur e shikon duke mbërritur në qendrën stërvitore dhe menjëherë duke shkuar në palestër për të punuar, e kupton që duhet të bësh të njëjtën gjë.”
Tani, Joao Felix është lojtari më i fundit i Milanit që ka marrë këshilla nga anglezi, i cili i tha: “Thjesht pasoje topin, ne nuk jemi Messi. Askush këtu nuk është Messi, pasoje topin,” gjatë pushimit të pjesës së parë në humbjen 2-1 ndaj Napolit të dielën në Serie A./GazetaExpress/