string(52) "keshtu-e-urojne-per-ditelindje-taren-teuta-dhe-blero"

Kështu e urojnë për ditëlindje Tarën, Teuta dhe Blero

Yjet

Gazeta Express

27/04/2022 20:10

Tara, vajza e aktores Teuta Krasniqi dhe këngëtarit Blero, sot ka festuar ditëlindjen e 12-të

Vajza e aktores Teuta Krasniqi dhe e këngëtarit Blero ka festuar sot ditëlindjen e me këtë të dy, aktorja dhe këngëtari, i kanë uruar asaj ditëlindjen me fjalët më të mira.

Lexo Edhe:

“Tara ime, dielli im, thesari im, Urime ditëlindja shpirti mamit ???12 vjet përplot bekim e lumturi, dashuri të pafundme e mirësi, siç din të dhurosh vetëm ti. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri dhe mbarësi, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur ??? Gjithmonë beso në vetvete dhe vazhdo të jesh kjo që je, thjeshtë e mrekullueshme, sepse kështu do të vazhdosh ta bësh krenare veten dhe gjithë ata që të njohin. Ti frymon dashuri dhe mirësi e unë nuk kam se si të jem më falënderuese dhe më e lumtur se kaq sa jam çdo ditë të jetës sime me ty. Zemrën time e mbani përgjithmonë ti dhe Kaia, dy dritat e syve të mi. Të duam pa kufi e gjithë familja ❤️❤️❤️”, ka shkruar Teuta në një postim të saj në rrjetet sociale.

Edhe Blero ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar vajzën e tij për ditëlindjen e 12-të.

“Ta uroj ditëlindjen shpirt i babit, është si me ja uru veti ditën ma të mirë të jetës sime, që i bie ditën kur Zoti na ka beku me ty. Jam krenar babë, me bën të ndihem i rëndësishme. Duke te shikuar ty që po rritesh, kam shume ndjenja mixe. Kënaqësi, stres, krenari, përgjegjësi dhe shumë tjera. Por gjëja më e rëndësishme është që je vet jeta për mua, dhe është misioni im i jetës që të jep shembull të mirë për ty. Babi te donë pa kufi. Çpufja e babit për mua do të jesh gjithmonë e vogla e babit , por ma e rëndësishmja e jetës time. TE DUA ❤️ “, ka shkruar në anën tjetër Blero.

Kujtojmë se Teuta dhe Blero i kishin dhënë fund martesës së tyre pas lindjes së Tarës. Derisa Teuta Krasniqi është martuar dhe ka një vajzë tjetër me burrin e saj Adonis Morina, Blero po ashtu është martuar me modelën Afrona Dika, por që çifti ende nuk ka fëmijë. /GazetaExpress/

Fotot e postuara të aktores Teuta Krasniqi

Fotot e postuara nga këngëtari Blero