Kështu reagon Efi kur e kundërshton i dashuri - Gazeta Express
string(45) "keshtu-reagon-efi-kur-e-kundershton-i-dashuri"

Yjet

Gazeta Express

03/10/2023 0:39

Kështu reagon Efi kur e kundërshton i dashuri

Yjet

Gazeta Express

03/10/2023 0:39

Efi Dhedhes ka bërë një postim në rrjetin social, “TikTok”, teksa ka treguar reagimin e saj, ku i dashuri i thotë që e ke gabim.

Ditën e djeshme, Efi ka shqetësuar ndjekësit e saj në Instagram, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ku tregoi se kishte përfunduar në spital për shkak të apandesitit.

“Meqënëse do ju mungoj pak ditë, më falni por më zuri pak apandesiti”, shkroi personazhi i njohur publik, në një postim të bërë në Instastory, ku u shfaq teksa mbante në dorë një vigon.

Fansat e Efit patjetër që janë shqetësuar dhe madje disa prej tyre kanë shkuar ta vizitojnë bukuroshen në spital.

Ndërkohë që mendohet që do bënte disa ditë pushim nga rrjetet sociale, Efi në fakt ka bërë një postim në rrjetin social, “TikTok”, teksa ka treguar reagimin e saj, ku i dashuri i thotë që e ka gabim.

Efi ka zgjedhur të interpretojë një nga memet e bëra së fundmi dhe duket se përgjigjia e saj është: “Po nuk dua o vëlla, e kam kompleks, ke mundësi ta respektosh këtë kompleksin tim? Kaq të kërkoj, nuk të kam kërkuar qiqra në hell”.

Kujtojmë që së fundmi, Efi ka bërë publik lajmin e sa nisur bashkëpunimin e saj me “Lori Caffe”, një surprizë që iu bë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Shqipëria Live”, Efi ka folur gjithashtu edhe për marrëdhënien që ka me disa nga ish-banorët jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe sigurisht më interesante ishte nëse ajo vazhdon ende ta ruajë miqësinë me Luizin dhe Kiarën.

Tashmë me këngëtarin e njohur as nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe ish-banorja u shpreh se pas përfundimit të lojës brenda shtëpisë, jashtë nuk ka patur asnjë lloj komunikimi dhe raporti me të.

Dhedhes shton gjithashtu se nuk i kanë pëlqyer komentet e tij, prandaj e ka hequr nga “Instagram”-i.

 “U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigu-n se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.

E sigurisht që e pyetën në lidhje me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, të cilët premtuan se do të ruanin miqësinë e tyre edhe jashtë lojës, por duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër.

“Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement