Këtë foto të Nënë Terezës nuk e keni parë - Gazeta Express
string(41) "kete-foto-te-nene-terezes-nuk-e-keni-pare"

Këtë foto të Nënë Terezës nuk e keni parë

Gazeta Express

31/12/2019 20:30

Nënë Tereza është një nga humanistet më të njohura me origjinë shqiptare. Jetën e saj ia dedikoi bamirësisë dhe ndihmesës për personat në nevojë. Shumë dokumentare dhe të dhëna janë publikuar për shenjtoren shqiptare, e cila u shpall shenjtore nga Vatikani në 19 tetor të viti 2003.

Një pjesë të jetës së saj, Nëne Tereza, apo Gonxhe Bojaxhiu, e kaloi nëpër Europë, kohë kur edhe kur u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Lexo Edhe:

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

“Shekulli”, publikon një foto të rrallë të humanistes së madhe shqiptare. Fotoja është shkrepur në Irlandë, në vitin 1928, kur Nënë Tereza ishte vetëm 18 vjeçe.