Këto janë dy përballjet e sotme në Superligë - Gazeta Express
string(46) "keto-jane-dy-perballjet-e-sotme-ne-superlige-2"

Futboll

Gazeta Express

26/08/2023 8:41

Këto janë dy përballjet e sotme në Superligë

Futboll

Gazeta Express

26/08/2023 8:41

Këtë vikend në program do të jetë xhiroja e tretë e Superligës në futboll.

Në orar do të jenë vetëm katër ndeshje, dy të shtunën e dy të dielën, derisa derbi mes Dritës e Ballkanit është shtyrë për një kohë tjetër, për shkak të angazhimit të suharekasve në garat evropiane.

Lexo Edhe:

Java hapet sot me ndeshjen mes Prishtinës e Malishevës, që njëherësh do të jetë më interesantja e javës.

Kryeqytetasit kanë katër pikë nga dy ndeshje, derisa malishevasit janë në super formë me pikë të plota e me shtat gola të shënuara e vetëm një i pësuar. Xhiron e kaluar, Prishtina befasisht barazoi ndaj Gjilanit që luajti me junior, derisa Malisheva shkatërroi Fushë Kosovën. 

Të shtunën përballen Feronikeli 74 e Gjilani. Të dy ekipet hyjnë në takim për të kërkuar fitoren e parë kampionale.

Nikli ka pësuar dy herë, derisa të kuqtë nga Gjilani kanë një barazim.