Edon Zhegrova po kalon një sezon spektakolar në Ligue 1 të Francës.
Futbollisti nga Kosova është ylli i padiskutueshëm i Lille dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve në elitën e futbollit francez, shkruan Gazeta Express.
E paraqitjet e tij kanë bërë që ai të nominohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë, krahas yjeve si Mbappe, Dembele e Aubameyang.
Për të votuar Zhegrovën klikoni në këtë LINK dhe pasi ta hapet e klikoni fotografinë ku shihet ylli kosovar.
Çmimi jepet nga Unioni Kombëtar i Profesionistëve të Futbollit, shoqatë kjo që ndan edhe çmimet për futbollistët e muajit në futbollin francez.
Platforma online e votimit të publikut, e menaxhuar nga UNFP, ësht një parashikim i fituesit, i cili përfundimisht shpallet përmes votave të lojtarëve, në një proces të organizuar e menaxhuar nga UNFP, që njihet si Sindikatë apo Shoqatë e Futbollistëve.
Edon Zhegrova është bërë shumë i kërkuar nga top klube evropiane dhe pritet që të ndryshojë ambient në verë.