string(64) "kevin-de-bruyne-njofton-largimin-nga-man-city-ne-fund-te-sezonit"

Kevin De Bruyne njofton largimin nga Man City në fund të sezonit

Futboll

Gazeta Express

04/04/2025 13:12

Një kapitull i lavdishëm në historinë e Manchester City-t po i afrohet fundit. Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, kur edhe përfundon kontrata e tij me kampionët e Anglisë.

Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti 33-vjeçar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë që ka pasur ky rrugëtim në karrierën e tij.

Lexo Edhe:

“Çdo histori ka një fund, por ky ka qenë pa dyshim kapitulli më i mirë,” shkroi De Bruyne.

Që nga ardhja e tij në Etihad në vitin 2015 nga Wolfsburgu, De Bruyne është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Në këto 9 vite, ai ka fituar 16 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Premier League, si dhe Champions League në vitin 2023 – një arritje historike për “Citizens”.

De Bruyne është vlerësuar për vizionin e tij të jashtëzakonshëm, pasimet precize dhe ndikimin e madh në lojën e skuadrës. Ai ka qenë një lider i heshtur dhe një simbol i suksesit të epokës së Pep Guardiolës.

Për momentin nuk është bërë e ditur se cili do të jetë destinacioni i radhës për mesfushorin belg, por largimi i tij shënon fundin e një epoke në mesin e “qytetarëve”.