Klubi i Futbollit për Femra Ulpiana 1992 ka reaguar ashpër pas ndeshjes së xhiros së 18-të në kategorinë elitare të futbollit të femrave, ku u përball me KFF Dukagjinin në Klinë. Në një komunikatë të publikuar pas ndeshjes, klubi ka ngritur akuza të rënda ndaj gjyqtarit kryesor Rrezart Hasani, duke e cilësuar arbitrazhin si një “maskaradë të paprecedentë”.
Sipas KFF Ulpiana, që nga momenti i parë i ndeshjes ishte e dukshme tendenca për të favorizuar ekipin vendas. Ata theksojnë se gjyqtari Hasani ka qëndruar për disa minuta në shoqërinë e kryetarit të klubit të Dukagjinit para ndeshjes, gjë që vonoi edhe fillimin e takimit për 8 minuta.
Klubi pretendon se favorizimi i Dukagjinit vazhdoi gjatë gjithë lojës, me dhënie të padrejtë të kartonëve dhe tolerim të faulleve të rënda. Për më tepër, sipas tyre, ndeshja u ndërpre në minutën e 87-të – tre minuta para përfundimit zyrtar të kohës së rregullt. Në reagimin e tyre, Ulpiana përmend se goli i dytë i kundërshtarit u parapri nga një faull i qartë, ndërsa goli i tretë erdhi nga një pozitë jashtë loje.
Reagimi i plotë i KFF Ulpiana, pa ndërhyrje:
Turpi ka emër, dhe ai emër është ” Rrezart Hasani “
Sot në kuadër të xhiros së 18-të, të kategorisë së femrave në futboll, KFF Dukagjini vs KFF Ulpiana 1992, ndodhi një maskaradë nga 3-shja e referëve në krye me Rrezart Hasanin, që nga fillimi i takimit u pa tendenca për çfarë është ardhë, favorizimi i ekipit vendas, ndoshta me direktiva të kryetarit të Dukagjinit, me të cilin para takimit Gjygjtari Kryesor, qëndroj për disa minuta së bashku, duke e vonuar për 8 minuta fillimin e ndeshjes. Po ashtu Gjygjtari Kryesor ndeshjen e përfundon në minutën e 87, 3 minuta para kohës së rregullt. Ekipa vendase favorizohet në çdo duel, duke shpërnda kartona të shumtë për ekipin tonë.
Te goli i dytë ishte faull i pastër në lojtaren tonë nuk e ndali, goli i tretë u shënua nga pozita jasht loje, kulmi arriti kur përjashtohet lojtarja jonë Shkurta Zeqiri pa asnjë arsye në vend se të ndëshkohet lojtarja vendase.
Ne jemi për futboll të pastër fer dhe korrekt që të fitoj më i miri.
Po i njëjti refer edhe në sezonin vjeshtor, ndeshje e zhvilluar në Klinë, po në të njëjtën mënyrë e nxjerr fitues ekipin vendas. Po ashtu ndeshja e zhvilluar në Lipjan me rezultat të barabartë, 1 me 1, ekipës së KFF Dukagjini i del në mbrojtje engjulli mbrojtjës Komisioni i Garave i futbollit të femrave, duke e shkel rregulloren e garave dhe duke i a dhuruar 3 pikë në tavolinë.
Ky referim sot ka sjell zhgënjim të madh te vajzat dhe për komunitetin sportiv, ku shumica e lojtareve tona, janë studente, kjo formë e funksionimit nga zyrtarët e ndeshjes të FFK-së me të vërtetë vret të ardhmen e futbollit e në veçanti futbollin e femrave nga këta njerëz të ulët, që tentojnë ti vrasin ëndërrat e të rejave dhe të rinjve të vendit tonë, duke e degraduar ç’do vlerë si atë sportive po ashtu edhe njerëzore.
Prandaj kërkojmë nga FFK- ja që mos të heshtë, urgjent të marrë masa për këta referë ordinerë, apo më mirë të tërhjekemi nga kjo garë e “kurdisur ” për fituesin që me gjasë është përcaktuar qysh nga fillimi i edicionit garues.
Duke e pa situatën në fushën e lojës ku Gjygjtari Kryesor nuk lejon që të zhvillojmë ndeshjen fer play, dikur dorëzohen dhe lejojnë ekipen kundërshtare që të shënojnë si në dasëm pa i penguar fare.
E gjithë këtë maskaradë Delegati i ndeshjes të gjitha këto veprime i justifikon dhe në protokolin e ndeshjes, zhvillimin e ndeshjes e paraqet si normal dhe ç’do gjë në rregull!
Në vazhdim ju lëmë me pamjet e padëshiruara të cilat ndodhin në futbollin e Kosovës.