Përforcimin më të madh të misionit të tij KFOR e kanë bërë në vitin 2023. Kështu ka thënë ky mision në një pjesë të përgjigjes për Frontonline.
“Në vazhdën e dhunës në vitin 2023, ne dislokuam deri në 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe rritëm qëndrimin e KFOR-it në veri të Kosovës. Ky ishte përforcimi më i madh i misionit tonë në një dekadë”, kanë deklaruar zyrtarët e KFOR-it
Po ashtu, në 2025-ten, NATO ka dërguar mbi 200 trupa rezervë nga brigada italiane “Sassari” për të mbështetur operacionet në Kosovë.
“Në fillim të këtij viti, NATO dislokoi mbi 200 forca rezervë nga brigada italiane “Sassari” në Kosovë. Këto trupa shtesë po veprojnë në baza të përkohshme së bashku me trupat e KFOR-it, duke rritur aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant të situatës së sigurisë, veçanërisht rreth periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në përgjigje.
Tutje, në përgjigje thuhet se KFOR-i vazhdon të mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të kundërvënë çdo kërcënim të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.