string(52) "kim-jong-un-ka-vdekur-raportojne-mediat-aziatike-gex"

Kim Jong Un ka vdekur, raportojnë mediat aziatike

Gazeta Express

25/04/2020 19:17

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vdekur, ka bërë të ditur një rrjet televiziv nga Hong-Kongu, njofton New York Post.

Ndërkaq, më herët një gazetë e njohur japoneze kishte shkruar se Jong Un ndodhet në gjendje vegjetative, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike.

Lexo Edhe:

Zëvendësshefi i një transmetuesi të Hong Kongut, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një medie kjo e mbeshtetur nga Pekini, ka pretenduar se Kimi ka vdekur, duke cituar “një burim shumë solid”.

Disa raporte të pakonfirmuara, të atribuara burimeve të zyrtarëve në Pekin, thanë se një operacion për vënie të stentës diktatorit shkoi keq pasi duart e mjekut po dridheshin aq shumë.