Kim Kardashian raportohet se po planifikon shkurorëzimin e saj nga Kanye West që nga korriku i vitit 2020 kur reperi 43 vjeçar i kishte treguar mediave se e kishte marrë në konsideratë abortimin e vajzës së tyre të parë, North
Sirena e televizionit, tani 40 vjeçare, ka një “plan largimi” që kryesisht bazohet në “financat” e tyre të cilin e ka hartuar bashkë me avokaten e saj, Laura Wasser, raporton UsWeekly – transmeton GazetaExpress.
Faqja nuk ka treguar nëse nëna e katër fëmijëve do të bëj një dosje kundër Kanye, por Kim po konsideron që kjo të ndodh pas emisionit të saj të ri Hulu që do të lansohet në fund të vitit, kështu që ajo dso të pret derisa të përfundoj puna me ekipin filmik dhe pastaj të bëjnë lëvizjen e tyre.
Kardashian ka pyetur “këshilltarët e saj financiare që të bëjnë një plan largimi që do të ishte i mirë për tërë familjen e saj”, ka thënë një burim për median.

Themeluesja e SKIMS dëshiron “t’i ndajë gjërat në mënyrë të barabartë”.
Sipas CelebrityNetWorth, ajo fiton deri në 900 milionë dollarë kurse reperi ka pasuri deri në 3.2 miliardë. Pasuria e përbashkët shkon deri në 4 miliardë dollarë.
Nga pasuritë e tyre përfshihet vila në Hidden Hills në Kaliforni me vlerë s’paku 60 milionë dollarë, rançi i tyre në Wyoming, makinat e tyre, koleksioni i bizhuterive dhe kursimet e tyre janë një pjesë tjetër.
Kanye fiton para nga karriara e tij muzikore në rap si dhe ka linjë të veshjeve dhe këpucave.


Kim fiton para nga kompanitë e saj si; SKIMS, KKW Beauty, KKW Fragrance dhe emisioni i saj reality “Keeping Up With Kardashian”.
Problemet e çiftit filluan në korrik kurse gjërat u përkeqësuan edhe më shumë në ditëlindjen e Kim në tetor kur ai ishte vonuar në festën e saj në pushimet e pasanikes.
Kanye nuk ishte as në pushime me të shumë!
“Kardashian dshe West nuk janë duke u parë që një kohë tashmë”, tha një burim për US.

Ata u martuan në maj të vitit 2014 dhe kanë katër fëmijë, dy fëmijë me lindje natyrale, North (7) dhe Saint (5), derisa dy të tjerë me nënë surrogate, Chicago (3) dhe Psalm (1).
“Çifti janë duke jetuar jetë të ndara që disa muaj tashmë…Kanye nuk është i fokusuar dhe duket se nuk jeton me këmbë në këtë botë. Mendimet e tyre për jetën nuk janë më në fokus”.
Kim dhe Kanye kanë marrë këshilla për martesë dhe ata “janë përpjekur që t’i bëjnë gjërat më mirë”.
“Shkurorëzimi është diskutuar, por Kim dëshiron më shumë që martesa e tyre të vazhdojë. Nuk ka ndonjë gjë specifike që ka dërguar te pika e ndarjes…Ata pajtohen tërësisht kur është puna për fëmijët”, ka thënë ky burim për konsultimet e tyre për martesën.

Megjithatë, një tjetër burim ka thënë se çifti janë duke u përballur “me probleme që ndodhin në çift”.
“Janë probleme normale në çift. Asnjë palë e tjetër nuk është involvuar. Bisedat për shkurorëzim kanë filluar qysh në pranverën e vitit të kaluar”, ka shtuar ky burim.
Megjithatë, familja është shumë e rëndësishme për reperin dhe më parë ai kishte thënë se qëllimi i tij është që të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si shembull të tregojë “kulturën familjare” si shembull në botë.


“Kështu, familja është çelësi në këtë botë, pikë-periudha nga familja e jonë e ngushtë te shokët dhe familja, bashkëpunëtorët dhe familja, qyteti dhe familja, shteti dhe familja, Atdheu dhe familja, bota e jonë … kultura e njerëzimit ka nevojë për të qenë si familje”, kishte shpjeguar ai këtë gjë.
“Një kulturë familjare. Pra, ky do të ishte dizajni i qyteteve tona, shollave tona, dizajni i shumë gjërave që nuk promovon familja, ai është dizajn që krijon ndarje…Në fillim, mes dhe në fund të ditës unë jam një baba”.
Disa shokë të çiftit mendojnë se ata do ja dalin me këtë krizë.


“Derisa ata kanë disa probleme, shokët e të dyve mendojnë se ka mundësi që mos të këtë ndarje por të këtë një fillim të ri të lidhjes tyre”.
Kjo erdhi pasi që Kanye nuk “ishte i emocionuar” që shkurorëzimi i tij nga Kardashian West do të transmetohet në TV.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” raportohet se do ta diskutojë martesën e saj në fundin e serisë së emisionit të E!, ku për çudi reperi i hitit “Bound 2” nuk është fare i impresionuar.
“Ai s’është aspak i impresionuar. Ajo do të vazhdojë që të fokusohet në perandorinë e bizneseve të saj. Kim është këshilltare edhe e vetvetes dhe në fund ajo mund ta gjëjë paqen dhe të di si ti jep kahe jetës”. /GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...