Kim Kardashian është një hap larg që të bëhet avokate pasi që ajo kaloi provimin e fundit të “brucoshëve” pasi që kishte dështuar tri herë… Këtë kalim ajo ia kushtoi babai të saj të ndjerë: Fansi i imë më i madh!
Pasanikja 41 vjeçare ka zgjedhur instagramin për të shpërndarë një seri fotosh të saj në veshje elegante derisa ajo ka treguar se rrugëtimit të saj historik për t’u bërë avokate po i vije fundi.
Kim e ka nderuar babanë e saj të ndjerë, i cili u bë i famshëm nga ekipi mbrojtës të O.J. Simpson, gjatë gjykimit të tij për vrasje më 1995.
Provimet e vitit të parë apo “brucoshët” kanë një test një ditorë që mbahen në qershor dhe tetor.
Ta kalosh vitin e parë në Kaliforni është puna me e rëndë për një student.
Kim shpjegoi se nuk e kishte përfunduar vitin e parë të studimeve në juridik në programin State Bar – një shkollë e juridikut që mund ta vazhdoni vetëm nëse e kaloni “provimin më të vështirë të saj”.
Ajo shkoi tutje për të falënderuar shumë njerëz që i ndihmuan asaj në këtë udhëtim përfshirë shokët dhe prezantuesen Emmy si dhe prezantuesin dhe gazetarin e CNN, Van Jones.
Kim filloi një praktikë katër vjeçare në një avokaturë të San Franciscos më 2018 dhe ka punuar me Erin Haney dhe Jessica Jackson për të kompletuar studimet e saj në fushën e juridikut. /GazetaExpress/







