“Kisha rrejtë ma shumë…” – Santiana rrëfen të vërtetën e eksperiencës së saj në Big Brother VIP Kosova - Gazeta Express
string(97) "kisha-rrejte-ma-shume-santiana-rrefen-te-verteten-e-eksperiences-se-saj-ne-big-brother-vip-kosova"

TV/Film

Gazeta Express

17/11/2025 19:45

“Kisha rrejtë ma shumë…” – Santiana rrëfen të vërtetën e eksperiencës së saj në Big Brother VIP Kosova

TV/Film

Gazeta Express

17/11/2025 19:45

Sonte nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një sezon që pritet me padurim të madh nga publiku.

Në prag të startit të spektaklit, disa nga ish-banorët e edicioneve të mëparshme kanë ndarë emocionet dhe reflektimet e tyre në emisionin Kosova Today, duke u dhënë të rinjve që do të hyjnë në shtëpi një ide më të qartë për atë që i pret.

Ish-banorja Santiana foli hapur për përvojën e saj, duke treguar se gjithçka ndryshon sapo futesh brenda shtëpisë, pavarësisht planeve dhe strategjive që mund të kesh bërë paraprakisht.

“Para se me hy, mendon krejt diçka tjetër. Por nëse kisha bo diçka ma ndryshe, ish konë se kisha rrejtë ma shumë, se kom qenë shumë e drejtë,” u shpreh ajo me sinqeritet, duke pranuar se loja kërkon edhe fleksibilitet e ndonjë manovër më strategjike.

Ndërkohë, një tjetër ish-banor, Xuxi, tregoi se hyrja në Big Brother ishte një nga vendimet më të vështira, por edhe më të suksesshmet në jetën e tij.

“Unë ia kam pa hajrin shumë Big Brother. Ka qenë vendimi ma i vështirë, o Zot sa kam pritu me hi. Por më ka dalë veprimi ma i mirë në jetë për me m’rikthy,” tha ai, duke nënvizuar ndikimin pozitiv që formati ka pasur në karrierën dhe jetën e tij personale.

Me emocionet e ish-banorëve që rikthehen ndërsa sytë e publikut janë të drejtuar nga nata e madhe, BBVK4 pritet të sjellë surpriza, dramë, lojë dhe momente të paharrueshme. Spektakli nis sonte dhe garon të jetë një ndër sezonet më të forta deri tani. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement