“Kisha vetëm tri ditë kohë për të vendosur të nënshkruaj për Realin apo Barçën” - Gazeta Express
string(75) "kisha-vetem-tri-dite-per-te-vendosur-qe-te-nenshkruaj-per-realin-apo-barcen"

Gazeta Express

13/03/2020 23:50

“Kisha vetëm tri ditë kohë për të vendosur të nënshkruaj për Realin apo Barçën”

Gazeta Express

13/03/2020 23:50

Vinicius është rikthyer të flasë për ditët kur vendosi t’i bashkohet Realit

Në një intervistë për “FourFourTwo”, që do të publikohet në prill, Vinicius Junior ka zbuluar se si për një kohë të shkurtër, është dashur të vendosë të ardhmen.

Ai ka treguar se kishte dy oferta në tavolinë, njërën nga Reali dhe tjetrën nga Barcelona.

“Gjithçka ndodhi sapo isha kthyer nga turneu në Kili. Tashmë kishte spekulime në media, por unë kurrë nuk i besoja. Dy klubet, Real Madridi dhe Barcelona i vendosën ofertat në tavolinë dhe unë kisha tri ditë kohë për të vendosur. Gjithmonë doja të luaja për klubin më të mirë dhe për këtë zgjodha Realin”, deklaroi Vinicius.

19 vjeçari ka bërë 28 paraqitje këtë edicion, ka shënuar 4 gola. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement