Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Atje është vrarë një 15-vjeçar dhe është plagosur babai i tij, raporton Express.
I dyshuari për vrasje është dorëzuar sot në Polici. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se 54-vjeçarit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...